29 vite nga rihapja e Xhamisë në Shkodër, Myftiu: Fëmijët e atyre që shkatërruan, ende në politikë

Report TV 2019-12-12

Views 0

16 Nëntori është një ditë e veçantë për myslimanët në Shqipëri. 29-vite më parë u rihap Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës. Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët myslimanë para 50 000 të pranishmëve. E para xhami e hapur pas rënies së sistemit komunist në vendin tonë, ishte simbol i rifillimit të aktivitetit dhe veprimtarisë fetare, fillimisht në fshatrat përreth saj e më pas në të gjithë Shqipërinë. KMSH-ja ka publikuar edhe pamjet e atyre momenteve.

Për Myftnë e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari kjo datë dëshmoi frymën e harmonisë dhe vëllazërisë mes njerëzve. Për Sytarin kjo datë ka edhe një domethënie tjetër, pasi sipas tij ai objekt kulti sikur është xhamia e Plumbit e cila është edhe Monument Kulture, tregon qartë ndryshkun që ka përfshirë shtetin shqiptar në këto 29 vite, ndërkohë që shkon edhe më tej ku deklaron se djemtë dhe fëmijët e atyre që ndaluan fenë janë ende në skenën politike shqiptare. Myftiu i Shkodrës deklaron se mesazhet e Hafiz Sabri Kocit janë ende reale për mbarë shqiptarët sepse ato po ikin cdo ditë dhe ky është alarmi më i madh i shoqërisë shqiptare e cila është kapluar nga skamja dhe varfëria ndërkohë që cdo ditë shqiptarët po braktisin vendin.

"Më 16 Nëntor 1990, shqiptarët e vranë frikën, edhe ato pamje madhështore të dy ceremonive madhështore fetare në Shkodër, mesha dhe falja e xhumasë ne xhaminë e plumbit pastaj janë dëshmitari më i mirë se shqiptarët e kapërcyen pragun e frikës ajo dalja masive e njerëzve myslimanë dhe të krishterë, pra të gjithë qytetarët e Shkodrës po të themi të mos gabojmë dolën për të dëshmuar vullnetin e tyre që nuk kishte frikë në zemrat e tyre, dashninë për zotën, dashninë për besimin dashninë për lirinë, dashninë për frymën e bashkëjetesës, dashninë për frymën e harmonisë dhe mirëkuptimit, dashninë për këtë bashkëvepru këto dy duar të forta me njera tjetrën për të ndërtuar vendin për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit.

Share This Video


Download

  
Report form