Report TV -Marsida Xhaferllari, me rekorde korrupsioni! Meta duhej të dekretonte Arta Vorpsin

Report TV 2019-12-12

Views 0

Të gjitha palët pranojnë që ringritja e Gjykatës Kushtetuese (GJK) duhet bërë një orë e më parë si një nga kushtet në krye të listës me 9 pika të Bundestagut gjerman për vijimin e reformave në Shqipëri. Por mjaftoi këto ditë plotësimi i kontestuar i 3 vendeve vakante të anëtarëve të kësaj Gjykate, që kriza institucionale dhe politike të thellohet aq shumë sa të harrohet rëndësia e ngritjes sa më parë të GJK. Fjala është për një përplasje të re të Presidentit Meta me Drejtësinë dhe rikthimin e rezolutave të Parlamentit që bëjnë ?nul? dekretet e Presidentit Meta për shkelje kushtetuese.

Parlamenti miratoi, në një seancë të jashtëzakonshme të premten, (15.11.2019) një rezolutë që bëri të pavlefshëm dekretimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare e GJK nga Presidenti Meta. Sipas rezolutës ?emërimi i saj është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.?

Share This Video


Download

  
Report form