#rtvora #oranews
Drejtori i Përgjithshëm i SHISH, Helidon Bendo është shprehur se arrestimi i personave të akuzuar për krim të organizuar është I pamjaftueshëm pa izolimin e tyre në burgje pasi element të tillë gjithnjë gjejnë mënyra për tu lidhur me grupet kriminale për të dhënë urdhra dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal.
Helidon Bendo: ?Lufta kundër krimit të organizuar nuk mjafton vetëm me goditjen dhe mbylljen brenda burgjeve tona të individëve të spikatur të botës së krimit sepse janë tepër të adaptueshëm, gjejnë mënyra të sofistikuara për të vazhduar aktivitetin kriminal edhe brenda ambienteve të burgut, mbajnë lidhjet me rrjetin e tyre duke dhënë porosi në funksion të aktivitetit të tyre kriminal.?
Në konferencën e mbajtur në tiranë lidhur me zbatimin e sistemit 41 Bis në burgje, kreu i SHISH ka evidentuar edhe faktin se deri tani nuk ka të dhëna për lidhje mes elementëve të krimit të organizuar dhe terrorizmit në Shqipëri.
Helidon Bendo: ?Ne nuk kemi informacion se ekzistojnë lidhje mes terroristëve dhe krimit të organizuar në vendin tonë. Por përvoja e vende të tjera tregon se nëse nuk adreson siç duhet problematikat, lidhje të tilla mund të lindin dhe ato mund të kthehen në ambiente apo inkubatorë ku të rriten radikalët e ardhshëm që më vonë do veprojnë si uqër të vetmuar terrorist, sepse është praktikë që ka ndodhur në vendet e tjera.?
Kreu i SHISH ka theksuar se shërbimi sekret do të luajë rolin e tij në rritjen e sigurisë në burgje dhe për këtë qëllim janë organizuar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-izolohen-kapot-e-krimit
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp