Ora News – Pronat e sekuestruara të krimit do tu jepen OJF-ve, askush s’i blen

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasuritë e sekuestruara për shkak të burimit të tyre kriminal, do të përdoren për ti shkuar në ndihmë OJF-ve për projekte sociale. Drejtori i Agjencisë së Administrmit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Artur Kala, tha për Ora News se projekti synon ripërdorimin efektiv të këtyre pronave, pasi disa prej tyre edhe pse janë nxjerrë në shitje, nuk kanë pasur blerës.
Pronat dhe asetet kriminale të konfiskuara apo sekuestruara në bazë të ligjit antimafia do të vendosen në dispozicion të OJF-ve të angazhuara në çështjet sociale.
Një projekt i Bashkimit Europian në bashkëshpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara synon vënien në eficensë të këtyre pronave për projekte në shërbim të komunitetit të viktimave të trafikut, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje, etj.
Drejtori i Agjensisë së Pronave te Sekuestruara dhe Konfiskuara, Artur Kala, thotë për Ora News se kjo praktikë aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe aktualisht janë vëne ne dispozicion tre prona të konfiksuara me vendim gjykate, ndërsa në vijim pritet te vazhdojë me të tjera objekte.
Kala: Ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme, ësktë i pari dhe në Ballkan me fonde të BE-së dhe ne si Agjensi jemi përkrah Partners Albania që ta çojmë këtë projekt deri në fund. Janë tre pasuri që nga njësitë tregtare: ndërtesë në Lushnje, njësi tregtare në Fier dhe një objekt banimi në Sarandë që janë vënë në dispozicion të këtij projekti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pasurite-e-krimit-pronat-e-sekuestruara-do-tu-jepen-ojf-ve/

Share This Video


Download

  
Report form