#rtvora #oranews
Noterja Miranda Xhemalçe, tek e cila "u betua" Arta Vorpsi thotë se ajo ka bërë vetëm detyrën, duke verifikuar firmën e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese.
Në një deklaratë për gazetarët ajo thotë se me Vorpsin ka vepruar njësoj si me të gjithë qytetarët e tij, të cilët bëjnë një deklaratë noteriale.
Xhemalçe: Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë.
Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj.
Noterja tha se Arta Vorpsi nuk është betuar në kushtetutë, por vetëm hodhi firmën.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/noterja-ku-u-betua-arta-vorpsi-verifikova-vetem-firmen-e-saj
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp