Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Varkat vijojnë të mbesin mjeti i vetëm me të cilin mund të hysh në fshatin Obot, aty ku përmbytja është prezent prej 3 javësh.
I gjithë territori është i rrethuar nga uji, i cili është kthyer në mbretëruesin e vetëm në këtë zonë. Toka i ka humbur gjurmët e saj dhe nga pragu i shtëpisë, menjëherë duke hipur mbi varka banorët kryejnë lëvizjet për në drejtim të rrugës së re, aty ku kryhet komunikimi me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit. Dëmet janë të pallogaritshme dhe fermerët janë të rrënuar përballë kësaj përmbytje të rrallës.
Vështirësitë më të mëdha po i hasin në sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë, ndërsa thonë se askush nuk është dukur në këtë zonë, për t?iu ardhur në ndihmë.
Gjergj Pjetri është njëri prej tre vëllezërve të cilët vendosën që të ardhurat e fituara në emigracionit ti investonin në Obot duke mbjellë parcela me bimë dekorative. Sot teksa shohin historinë e përsëritur të dëmeve kolosale të 2010 ngrenë supet dhe me gjysmë zëri thonë se shpresojnë që dikush do i shikojë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-obot-aty-ku-mbreteron-veten-uji