Në Komisionin e Inteligjencës në Dhomën e Ulët të Kongresit Amerikan nisën këtë të mërkurë, dëgjesat publike të dëshmitarëve në hetimin për çështjen e Ukrainës. Hetimi mund të çojë në shkarkimin e presidentit Donald Trump.
Të parët që dëshmuan ishin Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, George Kent dhe i ngarkuari më punë i Washingtonit në Ukrainë, William Taylor.
Ata mbështetën dyshimet kryesore mbi të cilat janë nisur këto hetime, se Trump shfrytëzoi postin për t?i bërë presion homologut ukrainas, duke zvarritur nënshkrimin e ndihmës ushtarake 400 milionë dollarësh deri në marrjen e garancisë që Zelensky të nxisë hetimet në Ukrainë për rivalin e mundshëm demokrat Joe Biden.
?Nuk besoj se Shtetet e Bashkuara mund t?u kërkojnë vendeve të tjera të angazhohen në hetime selektive ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Këto veprime minojnë sundimin e ligjit në pavarësisht vendit ku kryen?, u shpreh Kent.
?Gjatë Korrikut u duk qartë se takimi me Presidentin Zelensky u kushtëzua me hetimet për kompaninë Burisma dhe ndërhyrjen e mundshme nga Ukraina në zgjedhjet amerikane të 2016-s. Kjo u bë përmes kanaleve të jashtëligjshme politike?, tha Taylor.
Pak kohë më parë, në media qarkulluan lajme se kur ishte Zv/president, Joe Biden kishte ndikuar në shkarkimin e ish-kryeprokurorit ukrainas Viktor Shokin në vitin 2016, për të ndalur hetimin ndaj një kompanie ku ishte punësuar i biri Hunter Biden.
Tv Klan