Rreze Dielli 12 Nentor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P.1 - Supë me pashaqofte

RrezeDielliOfficial 2019-11-15

Views 6

Supë me pashaqofte
Përbërësit:
300 gr mish i grirë
1 qepë
4 lugë gjelle oriz (gjysmë i zier)
2 vezë
Nenexhik
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle miell
1 patate
1 karrotë
2 lugë gjelle gjalp
1 limon (lëngu)
Majdanoz
Përgatitja:
Vendosim në një tas mishin e grirë, shtojmë në të 1 qepë mesatare të grirë shumë hollë, 4 lugë gjelle oriz gjysmë të zier, të bardhën e një veze, pak nenexhik të thatë. Punojmë mirë brumin e pashaqofteve dhe më pas lagim duart dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë.
Vendosim në zjarr një tenxhere me 1.5 l ujë dhe e elëmë ujin të marrë valë. Shtojmë në të një patate të prerë në kubikë shumë të vegjël, po ashtu dhe një karrotë të prerë në fije ose në kubikë njësoj si patatet. Shtojmë dhe pashaqoftet të pudrosura lehtë më miell. I lëmë perimet të ziejnë me qoftet për 15-20 minuta. Rrahim 2 të verdha veze, gjysmë limoni (lëngun), i përziejmë mirë dhe i hedhim në supë. Ulim temperaturën dhe e trazojmë ngadalë që të mos pritet veza. Sa të fluskojë supa, e largojmë nga zjarri.
Shkrijmë gjalpin sipas preferencës, mund të shtoni edhe piper të kuq dhe ia shtojmë supës kur ta servirim, bashkë me majdanoz të grirë hollë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS