Supë me të brendshmet e gjelit
Përbërësit:
200 gr të brendshmet e gjelit të detit
50 gr gjalp
3 qepë të njoma ( vetëm pjesa e bardhë)
1 filxhan kafeje oriz
1 litër lëng gjeli
Kripë
2 të verdha veze
1/2 lëng limoni
Koper ose majdanoz
Piper i zi
Përgatitja:
Pastrojmë të brendshmet e gjelit (jo mushkërinë e bardhë). Valojmë ujin dhe I përvëlojmë mëlçitë, I presim në kubikë.
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim të bardhat e qepëve të grira hollë. Shtojmë mëlçitë dhe I kaurdisim së bashku, shtojmë lëngun e gjelit dhe sa të valojë, shtojmë orizin të shpëlarë mirë, e lëmë të valojë për 12 minuta.
Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me lëng limoni dhe shtojmë pak nga pak lëng supe. Bashkojmë tasin e vezëve gradualisht në supë dhe ulim temperaturën sa të pushojë pak. Shtojmë koper ose majdanoz dhe e e lëmë edhe një minutë. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë duke shtuar në të pak piper të zi.