Ora News - Nga qershori, nuk do të ketë më qese plastike

Ora News Lajme 2019-11-11

Views 0

#rtvora #oranews

Eliminimi i qeseve plastike mbetet prioriteti i Ministrisë së Mjedisit. Për këtë Blendi Klosi ka theksuar mbështetjen e BE-së, si dhe ka sfiduar që Shqipëri të jetë vendi i parë në BE, që do t'i heqë nga tregu.

Blendi Klosi: Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike, përfundimisht në Shqipëri. 1 qershori i 2020 ta shënojë Shqipërinë si vendi i parë Europian, pa qese plastike edhe të kufizohet kjo në eksport, në import, në prodhim, tregtim edhe në përdorim. Pra është një nismë shumë e madhe. Po të shohësh direktivat që përkthehen në Shqipëri, direktivat kërkojnë një kënd tjetër, të vështirë dhe si të duash e lexon, edhe e përkthen.

Ambasadori Luigi Soreca mbështeti nismën për Shqipërinë pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti.

Luigi Soreca: Është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin, nisur pak ditë më parë. Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të axhendës, pasi mjedisi është ndër prioritetet kryesore të vendeve të BE-së. BE ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në këtë përpjekje të madhe për kapitullin 27, të cilin Soreca e cilësoi më të vështirin, ndërlikuarin, edhe më të kushtueshmin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nga-qershori-nuk-do-te-kete-me-qese-plastike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form