Ora News – Buka në letër, 4000 qese plastike/ditë janë hequr nga qarkullimi

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës dhe prodhuesit e bukës me grupet e punës në terren vijojnë të kërkojnë bashkëpunimin e subjekteve për të hequr nga përdorimi qeset plastike. Nisma e nisur 3 javë më parë, kërkon ndërgjegjësimin e bizneseve dhe qytetarëve për të mbrojtur mjedisin. Sipas të dhënave, vetëm nga furrat e bukës janë 4000 qese plastike në ditë që janë zvëndësuar me letër.
4000 qese plastike përdoren më pak në një ditë nga furrat e bukës dhe pastiçeritë që i janë bashkuar nismës së Bashkisë për përdorimin e letrës.
Grupe pune të përbashkëta mes shoqatës së prodhuesve të bukës dhe bashkisë së Tiranës kanë informuar dhe kanë kërkuar bashkëpunim për 600 subjekte që operojnë në Tiranë.
Rasim Nela: Janë ngritur grupe pune në të gjithë Tiranën, kanë njoftimin nga Shoqata e Bukës të gjithë furrat e bukës e kanë të afishuar tashmë dhe janë të sensibilizuar. Kemi arritur në 600 njoftime që u kemi dhënë furrave të bukës, ka dhe më të tjera dhe ne vazhdojmë përditë.Kemi dhe sensibilizim dhe të anëtarëve të Shoqatës dhe ata tani na mirëkuptojnë shumë mirë. Kanë arritur deri aty sa vinë dhe me bruseta, me çanta shumëpërdorimëshe.
Edhe vetë qytetarët po tregohen të ndjeshëm ndaj kësaj nisme ambjentaliste, duke kërkuar përdorimin e letrës.
Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile, tha se vijojnë përpjekjet për të shtrirë rrjetin e bashkëpunimit për reduktimin e qeseve plastike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/buka-ne-leter-4000-qese-plastikedite-jane-hequr-nga-qarkullimi/

Share This Video


Download

  
Report form