Vendimi i dy prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako, për të pushuar akuzën e pastrimit të parave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha ka lënë shumë pikëpyetje.
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka bërë me dije për Report TV se u ka kërkuar informacion me shkrim ditën e sotme dy prokurorëve për procedurat e ndjekura gjatë hetimeve si dhe mbi vendimin e marrë më pas.