#rtvora #oranews
Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve për liderin e opozitës Lulzim Basha, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e PD Ilir Dervishi.
Tre zyrtarët e PD janë nën hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë vonosa e letër-porosive nga SHBA.
Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve.
Kreu i Partisë Demokratike akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione. Konkretisht, mbi Bashën, Ristanin dhe Dervishin rëndojnë akuzat për ?Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pastrim parash? dhe ?Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve?, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg.
Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade".
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/lobimi-rus-zgjaten-hetimet-lulzim-bashen-dhe-dy-vartesit-e-tij
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz