#rtvora #oranews
PS i kërkon PD të japë sqarime mbi disa kontrata lobimi të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë në emër të saj dhe që mbajnë firmën e Bashës.
Në komunikim me gazetarët, Taulant Balla tha se çështja e lobimit rus duhet të rigjykohet, pavarësisht se disa ditë më para ajo u pushua nga gjykata.
Balla: Ne të gjithë e dimë që para pak ditësh është publikuar një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një çështje që është e qartë si drita e diellit. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Bashës, numrin e pasaportës së tij diplomatike dhe shumat për të cilat thotë lobuesi në emër të Lulzim Bashës i ka marrë nga PD. Për këto nuk duhet të më pyesni mua. Pozicioni im dhe jo vetëm është i qartë, Lulzim Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Basha thoshtë se 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 mijë dashamirës shqiptarë në SHBA, më pas tha që këtë nuk e kam paguar. Dhe gjyqtari tha që kjo nuk është paguar. Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë s'ka paguar, njëri thotë ka kontratë tjetri s'ka kontratë.
Balla u pyet edhe pse publikoi shkrimin në Facebook kur vetë Bild e fshihu atë.
Balla: Unë ju them se janë disa gazeta të mëdha botërore që shkruajnë për këtë çështje. Unë do të ripostoj në facebook çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD, jo të Lulzim Bashës që PD të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjenet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për shumat përkatëse.
Duke u ndalur tek legjislatura e re parlamentare, Balla tha se një vëmendje e shtuar do ti kushtohet ligjit për ndërtimin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lobimi-rus-balla-basha-ka-mashtruar-kontratat-mbajne-firmen-e-tij
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp