Fenomeni i korrupsionit në universitetet shqiptare në këmbim të notës fatkeqësisht vazhdon të jetë problem në universitetet shqiptare. Në fakt nuk kanë qenë të pakta rastet që janë bërë publike në media, kur pedagogë kërkojnë para në këmbim të notës, shesin libra me detyrim, bëjnë dallime mes studentëve nisur nga njohjet personale e deri tek favoret seksuale për një notë kaluese, apo më të mirë. Jo më larg se dy muaj më parë rasti i denoncuar ishte ai i një prej pedagogu të universitetit të Elbasanit, i cili në këmbim të notës i kërkoi favore seksuale një prej studenteve të tij. Të tilla raste nuk janë të pakta në vite. Kjo në fakt është faktuar nga vetë studentët të cilët në sondazhin më të fundit që ka përgatitur " Qëndresa Qytetare" thonë se fenomeni ende ekziston dhe shumë pak ka ndryshuar situata edhe pse ata ngritën zërin, pas protestave të dhjetorit të 2018. Kështu sondazhi tregon se 49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog ? studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore. Forma më e përhapur e shfaqjes e shfaqjes së tij është pagesa në këmbim të notes (51%), ndjekur nga shitja e librave me detyrim (31.6%),nepotizmi (10.8%) dhe favoret seksuale (6.6%). Ndërkaq sondazhi i zhvilluar në periudhën 14-28 tetor 2019, përfshin katër universitete kryesore, atë të Tiranës, Politeknik, Universitetin Bujqësor dhe atë të Shkodrës dhe ka nxjerrë edhe disa problematika të tjera të cilat lidhen me mos zbatimin e Paktit për Universitetin. Çeldo Brahimaj, përfaqësues i " Qëndresa Qytetare" njëkohësisht dhe vetë student në degën e teknologjisë dhe informacionit paraqiti faktet e sondazhit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel