#rtvora #oranews
Pylli i Sodës dikur i konsideruar Mushkëria e Gjelbër e Vlorës vijon të shkatërrohet. Veç mbetjeve urbane këtë të premte aty ishin hedhur disa dhjetëra pjesë makinash të vjetra. Policia tha se do të nisë një hetim për të gjetur ndotësit, por në raste të ngjashme në të shkuarën, ata nuk janë zbuluar asnjë herë.
Pjesë makinash të dëmtuara janë hedhur zemër të pyllit.
Ata që i hodhën nuk dihen, por të parët në listën të dyshuarve janë serviset apo varrezat e makinave në qytetin bregdetar.
Dyshohet se janë grumbulluar aty gjatë natës, dhe ishin kalimtarët ata që kur i panë njoftuan policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake
Banorët morën masa për largimin e mbetjeve metalike, ndërsa Policia e Shtetit tha se do të nisë një hetim për të gjetur ndotësin.
Por edhe si në të shkuarën, kur pylli është ndotur me prodhime peshku apo materiale të tjera, hetimet e policisë asnjë herë nuk e kanë gjetur autorin.
Ndotja nga mbetjet urbane ndërkohë mbetet po ashtu problem pa zgjidhje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pylli-i-sodes-varreze-makinash
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp