#rtvora #oranews
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga PD, duke marrë të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, ish-sekretarin e kësaj partie Arben Ristani dhe Ilir Dervishin.
Dosja për lobimin rus është dërguar në Gjykatën e Tiranës.
Redaktori i lajmeve në Ora News, Trashgim Sokolaj thotë se akuzat që janë ngritur lidhen me çështjen e lobimit të PD në SHBA ku prokurorët flasin në dosje për dy pagesa të kryer nga Shqipëria nëpërmjet një kompanie ndërmjetëse 525 mijë dollarë dhe në rastin tjetër 150 mijë dollarë. Sipas Sokolajt baza kryesore ku prokurorët e mbështesin akuzën e tyre lidhet me dokumentacionin e mbajtur për këto dy transferta.
Prokuroria ka pushuar ndaj tyre akuzën për "Pastrim të produkteve të veprës penale".Tre zyrtarët e lartë të PD akuzohen për ?Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve."
Ndërkohë pritet të merret në pyetje Nik Muzini në SHBA pasi kërkon garanci nga shteti shqiptar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prokuroria-e-tiranes-perfundon-hetimet-bashen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp