Report TV - Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Bashën, i pandehur për lobimin rus në SHBA

Report TV 2019-11-08

Views 1

TIRANË - Merret i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë.

Report Tv mëson se akuza dhe marrja e tij i pandehur i është komunikuar një ditë më parë, përmes avokatit të tij Ivi Kaso, për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve.Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Të pandehur janë marrë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishi, financier i PD-së.

I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër license 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të ?Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve? dhe të ?Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal?-thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA, ku u shpreh se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  ?Biniatta Trade LP? rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si ?parajsë fiskale?. ?Biniatta Trade LP? është një partneritet i krijuar nga dy kompani: ?Asverro Corp? dhe ?Liminez Commerce?. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas ?Biniatta Trade LP? janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Share This Video


Download

  
Report form