TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Kryedemokratit i është dërguar ditën e djeshme një fletë-thirrje për t'u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohet edhe zyrtarisht akuza.
Shqiptarja.com ka siguruar shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA (lexo ketu). Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri? ?Biniatta Trade LP? rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si ?parajsë fiskale?. ?Biniatta Trade LP? është një partneritet i krijuar nga dy kompani: ?Asverro Corp? dhe ?Liminez Commerce?. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas ?Biniatta Trade LP? janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse