#rtvora #oranews
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar 5 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj në shkozet në Durrësit. Përmes një deklarate për mediat tërhiqet vëmendja për angazhimin e përfaqësuesit të akuzës në një studio ligjore në të cilën ofron konsulencë ligjore.
"Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.
Për KLP ligjet ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në radhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Ndaj i kërkohet Arta Markut nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Nga ana tjetër PD përmes një deklarate të dhënë prej Gent Strazimirit thekson se atentati është një luftë ndaj bandave. Por selia blu tërheq vëmendjen për përfshirjen e Redjan Rrahjes në këtë sulm
Strazimiri: Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër. Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale ?Kap Ça t?Kapësh?.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klp-i-kerkon-arta-markut-te-nise-hetime-ndaj-prokurorit-ndoj
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp