#rtvora #oranews
Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, policia tashmë e ka një të dyshuar.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i dyshuar si i përfshirë në atentat.
Mësohet se shoqërimi i tij është bërë mesditen e djeshme dhe ditën e sotme i është prerë fleta e arrestit.
"Ka dyshime të forta që është përfshirë në atentat.Është marrë në pyetje dhe po mbahet në drejtorinë e policisë së Tiranë. Ai është ndaluar duke tentuar të largohet nga Shqipëria" raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.
Në vijim pritet të ketë një komunikim nga ana e policisë.
Arrestimi erdhi pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në banesat e Krujës të Durrësit dhe të Tiranës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona të cilët po merren në pyetje në policinë e Durrësit dhe Tiranës.
"Rrahja është person me precedent penal, ka qenë edhe i proceduar për ngarjen në ish-Bllok ku u vra Elton Çiço. Nga informacionet që kam, është drejt zbardhjes ngjarja dhe motivi. Janë piketuar atentatorët" raporton gazetarja Keti Banushi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-prokurorit-ndoj-arrestohet-nipi-i-deputetit-socialist
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp