Në Gjykatën e Tiranës, Gjykatën e Apelit Administrativ të kryeqytetit si dhe në Gjykatën Administrative të Korçës vërehen zvarritje të proçeseve gjyqësore tej afatit të arsyeshëm ligjor.
Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor këto zvarritje po shkaktohen për shkak të ngarkesës së konsiderueshme të gjyqtarëve por edhe për shkaqe proceduriale, sikundër janë marrja e provave apo pritja e letër-porosive nga jashtë vendit.
Por vendin e parë për stokun e çështjeve e mban Gjykata e Lartë që sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor në një raportim të kryer nga anëtarja e KLGJ, Brunilda Kadi, stoku ka shkuar në 32 mijë e 106 dosje.
Për këtë shkak theksoi më tej anëtarja e komisionit të veprimtarisë profesionale, qeveria e Gjyqësorit duhet të marrë masa paraprake, për gjetjen e një skeme për zgjidhjen e problemit që duhet të jetë gati sapo Gjykata e Lartë të bëhet funksionale.
Në fakt, çështjen e stokut, në Gjykatën e Lartë e bëri prezente gjatë javës së kaluar edhe kreu i KLGJ, e thirrur nga Komisioni i reformës.
Ndërkohë, Top Channel mësoi se një nga zgjidhjet që po diskutohet është edhe implementimi i formulës së përdorur në Kosovë, për evadimin e fluksit të dosjeve, që bën fjalë për atashimin e një grupi ekspertësh, me së paku 50 juristë të jashtëm, të cilët do të skanojnë dosjet në ndihmë të këshilltarëve ligjorë të gjyqtarëve të lartë.
Por stoku i dosjeve po rritet edhe në gjykatat e tjera, ku kryesojnë Gjykatat Administrative që mbajnë vendin e parë për vonesat. E gjitha kjo, bën aktuale postulatin ?drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH