Problemet që e presin kancelaren gjermane në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë-ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Merkel do ti kërkojë Ramës të mos deklarohet më për Shqipërinë e Madhe dhe projektet e ngjashme nacionaliste, por edhe të gjejë zgjidhje për numrin në rritje të azilkërkuesve-kështu mendojnë analistët gjermanë, për të cilët Merkel do të ketë cështje më të vështira për të diskutuar në Serbi dhe Bosnjë.
Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë do të jetë më e lehtë se në Sarajevë dhe Beograd. Të paktën kështu e shohin analistë të ndryshëm në Gjermani.
Dusan Reljic, drejtues i Zyrës së Fondacionit Gjerman për Shkencë dhe Politikë, në Bruksel thotë së ?Nga këndvështrimi i Perëndimit, Shqipëria ?është një faktor stabiliteti në Ballkan?.
Ndaj ai pret që Merkel të kërkojë nga Kryeministri Edi Rama që të mos deklarohet më për Shqipërinë e Madhe dhe projektet e ngjashme nacionaliste, të cilat përfshijnë Shqipërinë, Kosovën dhe disa pjesë të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
?Berlini me siguri që do të kërkojë edhe ndonjë zgjidhje për numrin e shtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria?, mendon Reljic.
Analistët mendojnë se papunësia e lartë, korrupsioni i gjërë dhe elitat autoritare politike ? janë disa të përbashkëta mes Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë dhe do të jenë tema diskutimi.
Ndërkaq Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të BE në Bundestag mendon se synimi i kësaj vizite është edhe kufizimi i influencës ruse në Ballkan. ?Vendet duhet të vendosin vet se në ç?drejtim duan të shkojnë. Vlerat të cilat i respektojmë ne në BE dallojnë nga ato të cilat i respekton Rusia dhe qeveria e zotit Putin?, thotë Krichbaum.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/problemet-qe-e-presin-kancelaren-gjermane-ne-tirane-beograd-dhe-sarajeve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS