http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fuqishme, ka ndikuar dhe në vonesën e trageteve që udhëtojnë përmes portit të Durrësit.Në det të hapur forca ka arritur deri në 7 ballë bëjnë me dije nga porti i Durrësit.Dy tragetet nga Bari janë nisur me vonesë dhe sipas të dhënave nga Kapitaneria, mbërrijnë në orën 14:00 në portin e Durrësit. Kapitaneria e portit ka pezulluar lundrimet për anijet e vogla te peshkimit, ndërsa anijet tregtare nuk janë pezulluar.Një anije me kontejnerë u nis mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa një anije me karburant po hyn në portin e karburanteve ne Porto Romano.Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në mëngjes në akset kryesore të qytetit, sic eshte aksi pergjate shetitores Taulantia deri tek Brryli, rrethrrotullimitek stacioni i trenit, rruga Dalip Peza dhe rruga Jahja Ballhysa prane repartit zjarrfikes.