Ora News – Moti i keq pezullon lundrimin detar në Vlorë dhe Durrës

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të fuqishme që përfshiu vendin prej mbrëmjes së të hënës shkaktoi edhe një viktimë!

Një 60 vjecar humbi jetën në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga bicikleta me të cilën udhëtonte për shkak të lagështirës në Rrugë

Në ndihmë i shkuan bluzat e bardha por i moshuari i identifikuar si Ded Leka nuk arriti të mbijetojë

ndërkohë për pasojë të motit të keq lundrimi në portet e Vlorës dhe Durrësit u pezullua

Trageti i Linjës me Brindizin nuk ka mbërritur në port për shkak të motit të keq dhe dallgëve në gjirin e Vlorës.

Dallgët në det të hapur arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë.

Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe për anijet e peshkimit.

Probleme pati edhe në sektorin e ngarkim shkarkimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/moti-i-keq-pezullon-lundrimin-detar-ne-vlore

Share This Video


Download

  
Report form