#rtvora #oranews
Varfëria e tejskajshme e familjes Vrenozi në fshatin Bishan të Fierit ka bërë që Imami i xhamisë së Fierit Albert Kanani së bashku dhe me emigrantët dhe besimtarë të solidarizohen dhe të dhurojnë disa ndihma ushqimore. Apeli i kësaj familje u transmetua disa ditë më parë në Ora News.
Pas transmetimit në Ora News të kushteve ekonomike të familjes Vrenozi prej 5 anëtarësh në fshatin Bishan të Fierit kanë reaguar emigrantë, të cilët janë solidarizuar dhe kanë dhuaruar ndihma ushqimore. Kjo dhe falë mbështetjes së Imamit të xhamisë se Fierit, Albert Kanani dhe besimtarëve të tjerë.
Ata janë njohur më nga afër me problemin e kësaj familjeje.
"Shpresoj se qytetarë të tjerë do ti bashkohen thirrjeve tona."
"U munduam me atë çfarë mundemi dhe sot duam të sjellim gëzim."
Zonja e shtëpisë ndërsa falënderon për bamirësinë me lot në sy tregon edhe dhomën ku jetonte nipi i saj i ndjerë.
"Faleminderit që me çelët një dritë jeshile."
Ndërkohë djalit tjetër i familjes nga fshati Bishani, Eduarti kërkon vetëm një vend pune.
"Unë pa punë këtu në shtëpi. Kam kërkuar po nuk kam ku të gjej."
Kjo familje prej 5 anëtarësh jeton në një varfëri ekstreme në një banesë tërësisht të rrënuar. e cila dikur përdorej si një stallë për bagëtitë e ndërsa sot është kthyer në një banesë për anëtarët e kësaj familjeje.
Me ndihmën e të afërmve të tyre. anëtarët e kësaj familjeje kanë nisur ndërtimin e një banese të re, por gjendja e vështirë ekonomike dhe mungesa e të ardhurave kanë bërë që kjo ndërtesë të lihet përgjysmë pasi situata për to bëhet dhe më e vështirë me ardhjen e stinës së dimrit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pas-apelit-ne-ora-news-emigrantet-solidarizohen-me-familjen-vrenozi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp