#rtvora #oranews
31 vite burg dha gjykata e Korcës për autorët e vrasjen së 42 vjeçarit Zarif Alliu i cili u masakrua me mjete të forta në Mars të vitit 2017 pas prishjes së pazareve të drogës.
David Myrte dhe Spiro Xholi u dënuan respektivisht me 14 dhe 17 vite burg për veprën penale të vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Korcës kishte kërkuar nga 18 vjet burg për secilin prej të akuzuarve në pretencën e saj.
Por mbrojtësit ligjor të dy të akuzarve, gjatë procesit e cilësuan hetimin të paplotë dhe të pazbardhur.
procesi për vrasjen në kufi zgjati për gati dy vite e gjusmë, për shkak të një letërporosie të vonuar 7 muaj nga autoritetet greke në përgjigje të kërkesës së mbrojtjes.
Zarif Alliu u gjet i masakruar në mars të vitit 2017 në fshatin Braçanj në kufi me Greqinë.
Sipas prokurorisë, David Myrte dhe Spiro Xholi e vranë 42 vjecarin për një borxh prej 12 mijë euro që i detyroheshin atij për transportin drejt Greqisë me një ngarkese droge.
Dy të akuzuarit gjatë procesit kanë mohuar akuzat, por prokuroria paraqiti prova që faktoi lidhjen e tyre me ngjarjen dhe veprimtarinë e paligjshme të trafikut të drogës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-borxhin-e-droges-31-vjet-burg-dy-autoret-e-masakrimit-te-zafir-alliut
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp