Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 42 vite 5 muaj burg 10 persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike canabis sattiva, 8 të tjerë janë dënuar me 28 vite e 8 muaj burg por janë lënë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale ndërsa një tjetër është shpallur i pafajshëm dhe për një tjetër shtetas është pushuar çështja pasi është ndarë nga jeta.
Në këtë mënyrë pas operacionit të policisë ?Early Spring? me 28 shkurt të vitit të kaluar ku në total u arrestuan 27 persona të dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin gjykata e apelit në Shkodër ka dhënë vendimin e formës së prerë për 19 shtetas ndërsa për 7 të tjerë vijojnë ende gjyqet. Në total sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë janë 31.386 rrënjë canabis të asgjesuara nga policia e Shkodrës në 166 parcela gjithsejt pëmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor-28 shtator 2016. Para arrestimit për disa muaj me radhë këta persona të dënuar janë përgjuar nga prokuroria dhe policia dhe më pas është vepruar përmes kontrolleve në terren duke gjetur edhe parcelat me drogë në Dukagjin.
DENIMET
Gjin Lushi, me detyrë kryeplak i fshatit Xhan në njësinë Pult është dënuar me 5 vite burg
Dritan Lisaj me detyrë kryeplak i fshatit Mgullë në njësinë Pult është dënuar me 4 vite burg
Fatmir Ara me 4 vite burg, Gëzim Çakaj me 4 vite burg
Emiljan Qeftaj me 4 vite burg, Rinaldi Qefataj me 4 vite burg
Pllumb Shpati me 4 vite burg, Luvigj Shpati me 4 vite burg
Benard Bungaja me 4 vite burg
Nikë Bashi me 4 vite burg
Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Mark Bashi janë dënuar me 4 vite burg por janë lënë të lirë me kusht që për 3 vitet e ardhshme të mos kryejnë vepër penale. Gjon Ndresaj, Mentor Bungaja, Gjovalin Gavrilaj, Ndoc Papshaj dhe Ndok Bregu janë dënuar me 3.4 vite burg me kusht që 3 prej tyre për 4 vite të mos kryejnë vepër penale dhe dy të tjerë e kanë këtë kusht për dy vite. Apeli në Shkodër shpalli të pafajshëm Dedë Koçekun ndërsa është pushuar çështja për Angjelin Shkambin i cili u vra me 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe një prej pistave të kësaj vrasjeje është edhe një borxh për shkak të pazareve të drogës.
Përveç këtyre personave për të cilët është dhënë dënimi i formës së prerë për 7 të tjerë do të nisin seancat gjyqësore në gjykatën e apelit pasi që në shkallën e parë për ta është veçuar çështja në gjykim. Bëhet fjalë për Ardian Locin me detyrë shofer tek FNSH-ja e Shkodrës dhe Nikë Lamin, Alfred Rripaj, Pal Dushku, Pllumb Dushku, Gjokë Gjergji dhe Gjon Kodraj.