Pamjet e kontrolleve per droge ne Portin e Durresit, ndalohen 4 persona

RTV KLAN 2019-10-25

Views 3

Katër persona janë ndaluar dhe janë shoqëruar për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, pas kontrolleve në Portin e këtij qyteti. Nuk ka informacion përse këta persona janë ndaluar, por sikurse shihet në pamje, ata janë shoqëruar pas kontrolleve në automjetet e tyre.
Nuk dihet nëse në makinat e tyre janë gjetur lëndë narkotike apo sende të paligjshme, pasi policia pritet të dalë në një deklaratë në fund të operacionit.
Nga burime policore u mësua se uniformat blu kanë marrë informacione në rrugë operative për një sasi lënde narkotike të fshehur në një konteiner që ndodhet në port. Pas këtij informacioni, uniformat blu nisën një aksion të gjerë. Kontrollet po kryhen nga forcat e Policisë së Durrësit, efektivët e kufirit dhe të FNSH-së. Nga të njëjtat burime mësohet se çdo gjë do të kalojë në skaner, përfshirë automjetet e udhëtarëve, kamionët dhe konteinerët. Operacioni në Portin e Durrësit vjen një muaj pas kapjes së 137 kilogramëve kokainë të fshehur në një konteiner me banane.

Share This Video


Download

  
Report form