Report TV - Kapen 130 kg drogë në Portin e Durrësit,prangoset transportuesi

Report TV 2016-09-27

Views 0

Një sasi e madhe kanabis zbulohet brenda një ngarkese me konfeksione në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë drejtuesi i kamioncinës ku ndodhej ngarkesa me konfeksione, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i Kompanisë së konfeksioneve. Ky shtetas dyshohet se është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në pjesën e tavanit të kamioncinës dhe pjesa e pasme të kabinës, me një shtresë të dyfishtë të salduar.

Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit 130 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga ka rënë një nga transportuesit.

Share This Video


Download

  
Report form