#rtvora #oranews
Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale destinuar për banorët e Fushë Bulqizës u grabitën këtë të martë sapo mbërritën në pikën e shpërndarjes. Autori veproi i armatosur dhe i maskuar, ndërsa arriti të largohet me një shumë prej 460 mijë lekë.
Pensionet dhe ndihma sociale e destinuar për banorët e zonës së Fushë Bulqizës u grabittën këtë të martë.
Një person, i armatosur dhe i maskuar nën kërcënimin e armës arriti të marrë paratë që sipas burimeve sapo kishin mbërritur në pikën e Postës ku bëhej shpërndarja.
Sipas burimeve bëhet fjalë për 460 mijë lekë, por shuma e grabitur ende nuk është konfirmuar nga Policia.
Burimet thanë se autori fillimisht ka qëlluar në ajër duke shkaktuar situatë paniku, ndërsa më pas ka thyer derën siç tregojnë edhe pamjet në video dhe nën kërcënimin e armës ka marrë paratë.
Grabitësi, ende i paidentifikuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia pas sinjalizimit thotë se ngriti postoblloqe dhe ushtroi kontrolle, por pa arritur të bjerë në gjurmët e autorit të grabitjes.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/grabitet-me-arme-zjarri-posta-ne-fushe-bulqize
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz