PE, ne bllok kunder refuzimit te negociatave me Tiranen dhe Shkupin

RTV KLAN 2019-10-22

Views 1

Vendimi i liderëve të unionit për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Këshillit Europian të 17 dhe 18 Tetorit shkaktoi reagime te forta këtë të martë në Parlamentin Europian. Presidenti në detyrë i Këshillit Europian, Donald Tusk e konsideroi vendimin, ?një gabim?.
?Mendoj se ky ishte një gabim. Tani unë vetëm mund të shpresoj që të arrijnë në përfundimet e duhura kur të diskutojnë procesin e anëtarësimit para samitit të Zagrebit në Maj 2020.?
Ndërsa për kreun në detyrë të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, BE dështoi në mbajtjen e premtimit duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.
?Jam shumë i zhgënjyer nga mungesa e vendimit të Këshillit të BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kishin të drejtën për të nisur negociatat. Është një gabim i qartë që Bashkimi Europian nuk i hapi negociatat për këto dy vende. Nëse nuk respekton premtimet që jep, askush nuk do të në respektojë nëpër botë.?
Edhe drejtuesja e grupit parlamentar socialdemokrat shprehu keqardhjen për mos-hapjen e negociatave.
?E konsideroj shumë të gabuar mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Natyrisht është një rrugë e gjatë me reforma, por vendimi do u jepte një dritë shprese të dy vendeve dhe do thotë stabilitet për rajonin edhe vetë BE-në?, tha Iratxe Garcia Perez, kryetare e grupit socialdemokrat në PE."
Edhe më i ashpër ishte kreu i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.
?Ndodhemi përpara dilemës nëse eksportojmë stabilitet në Ballkan apo importojmë destabilitet nga Ballkani në Europë. Dhe javën e kaluar pati një dështim të rëndë të Komisionit Europian në këtë çështje historike. Këto vende i kemi ngarkuar shumë. Sidomos Maqedoninë e Veriut që iu desh me shumë mundim të ndryshonte emrin shtetëror për të hapur negociatat. Kurse tani i mbyllim dyert. Kjo përbën një humbje të rëndë besimi.?
Weber bëri po ashtu përgjegjëse aleancën e liberalëve dhe demokratëve ku bëjnë pjesë Presidenti francez Macron dhe kryeministri holandez Mark Rute si frenuese të hapjes së negociatave.

Share This Video


Download

  
Report form