Mitsotakis: Mbeshtesim negociatat per Tiranen dhe Shkupin

RTV KLAN 2019-12-09

Views 2

Greqia nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e vet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Por duhet që edhe këto dy vende të bëjnë hapat e nevojshëm.

Kjo është deklarata më e fundit e Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka përdorur shprehjen ?llogaritë e mira bëjnë miq të mirë?, për të argumentuar kushtet e Athinës ndaj këtyre dy vendeve.

Deklaratën, shefi i qeverisë së Athinës e bëri në forumin e Selanikut, ku ndodheshin dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

?Shqipëria të avancojë në regjistrimin e popullsisë duke respektuar të drejtën e qytetarëve për vetëpërcaktim dhe të garantojë në praktikë pronat dhe të drejtat e minoritetit etnik grek. Sigurisht që duhen shmangur aktet që shkelin rregullat e fqinjësisë së mirë dhe retorikat për çështje inekzistente?.

Mitsotakis tha se një ditë më parë ishte takuar me përfaqësues të minoritetit grek nga Shqipëria. Athina ka deklaruar se do të bëjë ç?është e mundur që në samitin e radhës të BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një datë për hapjen e negociatave.

Mitsotakis ?zbuloi? dhe hapin e parë të kësaj iniciative. Ai tha se shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias do të takohet dhe diskutojë me dy homologët e vetë nga Tirana dhe Shkupi, në Këshillin e Ministrave të Jashtëm më 25 nëntor në Bruksel.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form