Akti normativ kalon pa shperblimet ne fundvit

RTV KLAN 2019-10-15

Views 3

Ministria e Financave dhe Ekonomisë refuzoi kërkesën e deputetëve të Komisionit të Ekonomisë për të parashikuar në aktin normativ të buxhetit të këtij viti një fond për dhënien e shpërblimeve në fund të vitit për pensionistët dhe familjet në nevojë.
Deputetët votuan variantin e sjellë në Kuvend pa paketën e solidaritetit. Por anëtarët e Komisionit këmbëngulën që gjatë javëve të ardhshme, qeveria të vijë në Kuvend dhe të diskutojë mundësinë e dhënies së shpërblimeve për këto shtresa.
Ministrja Anila Denaj tha se qeveria do të bëjë këtë vlerësim në muajt e mbetur të vitit.
Akti Normativ i buxhetit 2019 ka ulur parashikimet për të ardhurat që do të vijnë nga tatimet e doganat me 10 milionë dollarë, ku goditjen më të madhe e jep Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Megjithatë ruhen balancat e defiçitit dhe borxhit publik, sipas parashikimeve fillestare. Qeveria ka shtuar fonde për Bulevardin Verior të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Lanës, si dhe përshpejtimin e punimeve për By Pass-in e Fierit.
Në bazë të tabelës së buxhetit, detyrime të prapambetura në infrastrukturë rezultojnë të jenë 62 milionë dollarë, fonde të cilat ende nuk janë buxhetuar.

Share This Video


Download

  
Report form