#rtvora #oranews
Në ditën ndërkombëtarë të shkopit të bardhë, janë bërë bashkë për të protestuar përpara kryeministrisë për më shumë të drejta dhe mundësi ekonomike personat me aftësi të kufizuar.
Shoqatës së të verbërve në shenjë solidariteti i janë bashkuar dhe invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Ata thonë se prej 2009 paga nuk është rritur në asnjë moment përveç indeksimit. Ata kërkojnë shfuqizimin e VKM 380 dhe të jenë pjesë e vendimmarrjeve.
Në protestë i ishte bashkuar dhe një grua e cila kujdesej për dy vëllezërit para dhe tetraplegjik.
Kujdeset të mbajë lotët dhe të duket e fortë kur komunikon me gazetaren problemet ekonomike me të cilat duhet të përballet.
"Asnjë kusht edhe vizitat mjekësore me lekë. Kur i marr gjakun, me lekë. Analizat i bëj me lekë. Ai (Kryeministri) flet falas falas, por nuk ka asnjë gjë falas. Asnjë lloj ndihme. Askush nuk vjen të shohë ku jetojnë dhe si. Ajo pagë që marrim është shumë e ulët.
Një nga vëllezërit e saj është tërësisht i paralizuar dhe mund të lëvizë vetëm kokën. Ndërkohë që vëllai tjetër ndodhet me të në protestë për të ngritur zërin për më shumë të drejta që u takojnë për të bërë një jetë normale.
Prandaj apeli i gruas: Shteti të vijë të shikojë se ku jetojnë, në çfarë kushtesh..
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/protesta-para-kryeministrise-integrimi-ku-dhe-ke
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz