Ora News - Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi të kufizuara

Ora News Lajme 2018-05-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një studim i organizatës World Vision ngre alarmin për mungesën e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe. Sipas saj, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri janë me aftësi të kufizuara, ndërsa brenda këtij grupimi 1 në 4 prej tyre nuk kanë mundur të ndjekin arsimin parauniversitar.
Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi ndryshe.

Të dhënat alarmante u publikuan nga Organizata World Vision e cila në një studim të sajin evidenton sfidat më të cilat përballet kjo kategori, si mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimimit.

Drejtorja, Eljona Boçe Elmazi, thotë se brenda këtij grupimi 1 në 4fëmijë nuk janë në institucionet arsimore ndërsa 1 në 2 të tjerë përjeton diskriminim në komunitet apo shkollë.
Elmazi: Me anë të këtij studimi po përpiqemi ti vëmë të gjithë institucioneve, akademisë, shoqërisë shqiptare, evidencat përpara syve në mënyrë që këto të përdoren për të kryer politikat e duhura, vendimet e duhura dhe për ti shoqëruar këto politika dhe vendime me kostot e duhura financiare.

Studimi evidenton ndër të tjera se 66% e fëmijëve me aftësi ndryshe jetojnë në familje me të ardhura të ulta.

Familja Halilaj është një prej tyre. Kadrija, gjyshja e një 10 vjeçareje me sindromën down, thotë se mbesa e saj përfiton 10 mijë lekë të rinj në muaj të pamjaftueshem për të përballuar gjithë kujdesin shëndetësor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-ne-dhjete-femije-ne-shqiperi-eshte-me-aftesi-te-kufizuara

Share This Video


Download

  
Report form