Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, po ashtu edhe pamundësia për të marrë shërbime të integruara. Nga të dhënat rezulton se 92% e këtyre fëmijëve nuk kanë akses në këto shërbime, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë se Bashkia ka marrë një sërë masash për ti integruar në shoqëri.
Në Shqipëri janë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk kanë mundësi të marrin shërbime të integruara.
Drejtori i World Vision, Toni Gogu, prezantoi raportin mbi situatën e personave me aftësi ndryshe, teksa shtoi domosdoshmërinë për ndërgjegjësimin e të gjithë prindërve.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në kuadër të integrimit të personave me aftësi të kuafizuara në shoqëri, Bashkia ka marrë një sërë masash, sidomos përsa i përket infrastrukturës.
Erion Veliaj: Kemi filluar të garantojmë aksesin në godinat ekzistuese në Tiranë. Është bërë i detyrueshëm që çdo ndërtim i ri në Tiranë nga tani e tutje, të garantojë aksesin e plotë për personat me aftësi të kufizuara. Bashkia do të bëhet e aksesueshme, ndërsa investojmë në një qytet që bëhet gjithmonë e më i aksesueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-world-vision-70-000-femije-ne-shqiperi-me-aftesi-te-kufizuar/