stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka udhëtuar drejt Selenicës në zonën ?Lagjia e Re?, por me banesa të vjetra, si pasojë e amortizimit dhe fatkeqsive natyrore sic janë tërmetet. Tërmeti i 4 qershorit dhe 21 shtatorit të 2019-ës, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi.Zgjidhja e vetme, që u është ofruar, janë disa cadra, që gjithë shiun e erën e fusin brenda.Mes banorëve, që duhet të shtyjnë ditët në cadër, është edhe 85 vjecarja, Mbete Dedaj, e cila thotë, se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.Banorët e prekur nga tërmeti, takojnë kreun e emergjencave civile, Albert Rexhepi, i cili si zgjidhje sheh vetëm zëvendësimin e cadrave.Gazetarja e ?Stop? merr takim me këtë të fundit dhe kryetarin e bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, i cili pranon të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t?u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në janar të vitit 2020.