Moter do bej Eni Çobanin…

RTV KLAN 2019-10-06

Views 0

Debati mes motrave në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën ?Shihemi në gjyq? ka degraduar. Gjatë diskutimit motrat i janë drejtuar me njëra-tjetërs duke thënë se nuk e duan njëra-tjetrën në shtëpi.
?Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin?, kështu u shpreh Valentina, e cila prej kohësh tregon se ka konflikt me motrat dhe vëllanë për shkak të pronave.
Valentina: Unë si dua këta si motra e vëllezër.
Drita: Unë të kam rritur ty.
Valentina: Dhe unë të kam rritur fëmijët. Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin. Të prishë rivlerësimin e pasurisë 4 milionë të vjetra dhe ta ndaj me gjyq mes anëtarëve të familjes. Kjo është fjala ime e fundit.
Eni Çobani: Motër do më bësh, por pjesë nuk dua.
Drita: Dëgjo këtu, unë nuk të firmos. Nuk më ndihmove kur pata hallin e burrit, nuk dua as unë të të shoh me sy.
Valentina: Më thotë mua që kursej, po unë do kursej se s?kam njeri. Ti ke fëmijët thesar.
Drita: Të ishe martuar edhe ti si gjithë të tjerët.
Ardit Gjebrea: E kujt është shtëpia?
Drita: E prindërve është, babai nuk donte ti shiste, thoshte të ushqehen fëmijët.
Eni Çobani: Bëhet fjalë për një pasuri 66.36 m2 dhe zonjat kanë jetuar në atë apartament. Sot zonjat e kanë ndryshuar, banesën e kanë bërë dy dyqane. Dhe zonja Drita thotë që nëse aty do të jetonte nëna dhe motrat mund ta rishikonin situatën, por janë dy dyqane dhe kërkojnë një qira. Sa janë qiratë e dyqaneve në Vlorë?
Valentina: 600 mijë lekë zonja Eni. Por dyqanet i kemi rregulluar ne dhe njërin e kemi ne tjetrin e ka nipi, i cili nuk jep sepse thotë jam trashëgimtar.
Drita: Sot nuk ka ligj që ndan djalin nga vajza. Ajo shtëpi në Vlorë është marrë se ne ishim 6 fëmijë dhe të gjithë jemi pjesëtarë. Kur do ta gëzoj unë pjesën e babait, unë jam 70 vjeç.
Valentina: Zonja Eni unë dua që të hiqet vlerësimi i shtëpisë 4 milionë lekë të vjetra.
Eni Çobani: Vali është nga ato vajza që ka sakrifikuar. Me të vërtetë Drita thotë përse nuk është martuar, por të bësh këtë pyetje sot nuk është e thjeshtë. 5 metra nuk të bëjnë gjë ty zonja Drita.
Drita: Unë jam fëmija i madh dhe kam vuajtur më shumë se të gjithë. Unë kam nevojë për ndihmë. Deri tani ne nuk kemi kërkuar asgjë, këtej e tutje unë nuk firmos për dyqanet. Asaj përse nuk i vjen keq për mua? Këtë punë do ta zgjidh me gjyq.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS