Rudina/ Mesazhi i djalit perlot Eni Çobanin (30.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Shpeshherë në daljet e saj publike juristja Eni Çobani ka treguar se pika e saj e dobët është djali i saj i vetëm Aldi.
Dhe këtë e ka vërtetuar edhe sot në studion ?Rudina? në Tv Klan. Gjatë emisionit juristja u surprizua përmes një videomesazhi nga djali i saj i cili e përloti Çobanin me fjalët që i tha publikisht.
?Përshëndetje Zonja Eni! Kjo video u bë me qëllim për të improvizuar një takim në zyrën tënde, por kësaj here nuk ke përballë një klient por ke Aldin. Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua deri tani në çdo aspekt të jetës. Ti je një frymëzim për mua, duke filluar nga bankat e shkollës. Ti ke qenë nxënëse ekselente dhe unë mundohem të ndjek hapat e tua, je një shembull perfekt.
Edhe në aspektin e punës je sërish një shembull, me pasionin dhe kohën që i kushton punës pa lënë në asnjë moment pas jetën familjare, si për të qenit një grua për bashkëshortin tënd edhe si mama e një djali. Një faleminderit e madhe vjen edhe për momentet kur ma ke qëndruar pranë, jo çdo gjë në jetë shkon siç duhet, por ti ke qenë aty për mua dhe unë do jem gjitmonë afër teje sa herë ti të kesh nevojë për Aldin. Të dua shumë dhe je gjithmonë speciale për mua?, tha Aldi përmes mesazhit të tij.

Pas videomesazhit Çobani tha se Aldi është tejet emocional dhe se përmes videomesazhit ka thyer akullin e të dalit përpara publikut.
?Ai e theu akullin dhe doli në media. Ai është shumë emocional dhe ndjen çdo gjë dhe ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos i përcjellim asnjë problem. Të flasësh për jetën apo vitet duhet t?i jetosh ato, jeta e gjithsecilit ka momentet e veta që ndahen brenda çiftit. Unë them që kanë kaluar 20 vite dhe kemi patur kurajo ti bëjm ballë shumë problemeve. Ne kemi hedhur pas 20 vite dhe shohim para edhe 20-ta të tjera?, tha Çobani.

Share This Video


Download

  
Report form