Persekutoi ish-ambasadorin Sequi, arrestohet 41-vjeçarja

RTV KLAN 2019-10-04

Views 0

Valentina Pizzale, aktore italiane, skenografe dhe autore programesh në RAI është vënë në prangat e policisë së vendit të saj. Shkak është bërë lidhja e saj e shkurtër në 2017-ën, me ish-ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, përfundimi i së cilës vijoi me një persekutim të vazhdueshëm.

41-vjeçarja nuk kishte pranuar dot refuzimin dhe vendimin e ish-ambasadorit për t?i dhënë fund lidhjes, ajo e kishte kthyer në një makth të përditshëm për diplomatin.

Pizzale e kërcenonte cdo ditë 63-vjecarin e martuar me mesazhe apo telenofata se do të tregonte gjithcka dhe do ti shkatërronte jetën familjare dhe karrierën. Për këtë arsye, ajo është arrestuar me akuzën e persekutmit.

Aktualisht, Sequi është shef kabineti në ministrinë e jashtme italiane. Edhe 2 vite më parë, shumë shpejt pas dhënies fund të lidhjes, kishte kërkuar ndihmën e autoritetve gjyqësore që të mbanin larg gruan që kishte filluar ta tortronte me mesazhe në të gjitha orët e ditës dhe të natës.

Por kjo, jo vetëm që nuk e trembi Valentina Pizzalen, por dha krejtesisht efekt të kundërt, duke rritur agresivitetin e saj në drejtim të ish-ambasadorit. Kjo nuk është hera e parë që Pizzale ndodhet në një situatë të tillë. Ajo është denoncuar edhe në të shkuarën për të njëjtin motivacion.

Share This Video


Download

  
Report form