#rtvora #oranews
Motër e vëlla, 8 e 10 vjeç, kanë mbetur pa mësim këtë vit të ri shkollor për shkak të një konflikti mes prindërve të divorcuar. Nëna e larguar në Itali nuk i jep prokurë babait që të tërheqë fëmijët nga Patosi në Fier ku ai jeton. Në këto kushte shpresa e tyre e fundit është gjykata.
Që prej 16 shtatorit kur RTV ORA publikoi për herë të parë historinë e dy fëmijëve që nuk e nisën vitin shkollor për shkak të konfliktet mes dy prindërve të divorcuar, Andi e Veronika Baka i janë drejtuar disa herë shkollës.
Babai Arti Baka: "Dua vetëm të fus fëmijët në shkollë. Nuk dua asgjë tjetër."
Por nuk janë lejuar të ulen ne banka pasi babai që nuk ka kujdestarinë ligjore nga nëna që i ka braktisur dhe dokumentet për ti regjistruar.
Në këto kushte, babai i tyre i është drejtuar gjykatës, por çështja ende nuk ka marrë zgjidhje ligjore.
Arti Baka: "Më kanë thënë që do më thërrasin, por se kanë bërë. Shkova tek Avokati i Popullit, më tha do vij por nuk erdhi."
Drejtori i Shkollës 9 vjeçare " Dino Ismaili ", Enkeled Resuli duke iu përgjigjur interesimit të medias për rastin, thotë se ligji e ndalon të regjistrojë fëmijët pa prokurën e zhvendosjes nga Patosi në Fier.
Enkeled Resuli: "Nëpër klasa ka vende, me libra i pajisim por duhet dokumentacioni nga shkolla ku fëmijët kanë qenë."
Divorci dhe konflikti i prindërve, po lë kështu pa shkollë dy fëmijët, vëlla e motër, që ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre nuk janë ulur asnjë ditë në banka edhe pse dëshira nuk u mungon.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pengje-te-konflikteve-mes-prinderve-moter-e-vella-mbeten-pa-mesim
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz