Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla, janë balerinë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ata do të sjellin shfaqjen ?Në Majë të Gishtërinjve? në datat 15 , 16 , 17 Mars, ora 19:00 në ArTurbina. E rëndësishme është të theksohet që të gjitha të ardhurat e këtij aktiviteti do të shkojnë si donacion për fëmijët me sëmundje gjaku.