Sejko: Paratë jashtë bankave rrisin informalitetin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqiptarët vijojnë të preferojnë përdorimin e parasë cash, duke u renditur ndër vendet me përfshirjen më të ulët financiare, jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Është kjo një nga arsyet pse ekonomia jonë renditet ndër vendet me informaliteti të lartë.?Nga studime empirike të kryera nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore rezulton se përdorimi i cash-it në ekonomi, përtej efekteve zbehës te mekanizmat e Bankës së Shqipërisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve e atij financiar, dhe zhvillimit ekonomik, ka dhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB-së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si një nxitës i informalitetit në ekonomi?, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.Gjatë mbledhjes së komitetit kombëtar të Sistemit të Pagesave, ministrja e financave Anila Denaj përforcoi idenë se ligji i ri i faturave online do të japë një shtysë më shumë në reduktimin e informalietit.?Qëllimi kryesor i këtij projekti është të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet një legjislacioni të shëndetshëm, pajisjeve teknologjike dhe informacionit të përfituar në kohë reale për çdo transaksion të kryer në vend. Ky ligj synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale?, u shpreh Ministrja.Nga 2015, Banka e Qendrore organizon Komitetin Kombëtar të Sistemeve të Pagesave, i cili ka si qëllim vendosjen e objektiva për zbatimin e politikës monetare dhe për stabilitetin financiar e ekonomik të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form