Veliaj: Investimet rrisin vlerën e pronës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar këtë të premte rikonstruksioni i rrugës ?Ali Shefqeti?, në njësinë nr 1 në kryeqytete. I pranishëm në inaugurimin e rrugës Veliaj, tha se ky investim është edhe një vlerë të shtuar për pronën e çdo qytetari. ?Ka qenë një nga komunitetet më bashkëpunuese me Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur një dakordësi që të tërhiqen muret, që të lirohen trotuaret, sidomos në funksion të fëmijëve në një zonë ku ka disa shkolla. I falënderoj me gjithë zemër sepse tregon që qytetaria sjell produkte të mira. Secilit jo vetëm i është liruar trotuari, por i është rritur dhe vlera e shtëpisë, sidomos kur ke një rrugë të standardeve të larta që përshkon një aks shumë të rëndësishëm të Tiranës?, tha Veliaj.Për Veliajn, njësia nr. 1 parashikohet të jetë një nga qendrat e Tiranës dhe si e tillë ajo kërkon infrastrukturë moderne.?Njësia nr.1 ka më shumë banorë se disa qytete dytësore të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja pse në filozofinë tonë të planit të ri urbanistik, është një prej poliqendrave të Tiranës. Nuk mund të ketë poliqendra pa infrastrukturë, ndaj ka një aks kryesor që e lidh me qendrën e Tiranës. Sigurisht, institucionet arsimore, kulturore, shëndetësore e mundësojnë të funksionojë si poliqendër, pra si një qendër më vete e Bashkisë, pa u dendur të gjithë në qendrën e Tiranës?.

Share This Video


Download

  
Report form