Liria dhe Edmir Dine, nënë e bir ishin përballë njëri-tjetrit në rubrikën ?Shihemi në Gjyq? të programit ?E diela shqiptare?. Edmiri kërkonte nga nëna e tij që të ndjekë proceset gjyqësore pasi siç shprehet ai për shkak të vonesës së atësisë ndodhet sot mes katër rrugëve. Nëna e tij ndërkohë që ka qenë e martuar dhe me dy fëmijë ka marrë lajmin nga mjekët se burri i saj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk do të jetonte më shumë se 6 vite. Disa vite më vonë ndërkohë që priste që bashkëshorti të ndërronte jetë krijon një lidhje me një burrë tjetër, nga e cila vjen në jetë Edmiri, i cili ka mbajtur mbiemrin e njerkut të tij deri në vitin 2014. Ndërkohë që Liria tregonte historinë e jetës së saj, drejtuesi i programit Ardit Gjebrea i çuditur nga historia, iu drejtua zonjës duke i thënë: ?Shiko, ne të gjithë do vdesim një ditë, por s?mund të prenotojë gruaja ime burrin kur të vdes unë?.
Eni Çobani: Si ndodhi Liri? Pra, për ta kuptuar më mirë ju kishit qenë në një martesë 6-vjeçare nga e cila kishit 2 fëmijë?
Liria: Po.
Eni Çobani: Dhe në momentin që ju morët vesh që bashkëshorti juaj vuante nga një sëmundje e pashërueshme menduat se çdo bëhej me jetën tuaj?
Liria: Isha fare e re 33 vjeç.
Eni Çobani: Në këto momente ju vjen një propozim nga babai biologjik i Edmirit pavarësisht se ju ishit akoma e martuar dhe normalisht ju filluat një marrëdhënie dashurie ndërkohë.
Liria: Në fakt jo që në fillim. Kur bashkëshorti im u operua, doktori i dha vetëm 5-6 vjet jetë i dha dhe unë prisja që ai të ndahej nga jeta, e të vazhdoja një jetë të rregullt me babanë e Emirit. Në fillim ishim thjeshtë shokë.
Ardit Gjebrea: Por duke e ditur që ai do të ishte burri i ardhshëm.
Liria: Po patjetër. Unë kisha dy fëmijë të vegjël, nuk mund ta përballoja dot jetën e vetme. Isha 33 vjeç, mendova për ata dy jetimë.
Eni Çobani: Edmir ju i keni dëgjuar ndonjëherë këto nga nëna jote, apo të duken të çuditshme.
Edmir Dine: Për mua është pak e çuditshme, disa prej këtyre i kam dëgjuar, por nuk e kuptoj përse duhet t?i pranonte nëna ime të gjitha këto.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që babai ishte gjallë?
Eni Çobani: Nga momenti që zonja u lidh në martesë kishin kaluar 6 vjet, kishte dy fëmijë. Pas këtyre 6 viteve burri diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme dhe mjekët i thonë ky njeri mund të jetojë 5-6 vjet. Sigurisht fjala u hap sepse fshati është i vogël. Babi biologjik i Edmirit i bën një propozim nënës së tij duke e respektuar martesën e saj, por që donte të dinte që pas vdekjes së burrit do martohej me të. Zonja nga njëra anë kishte bashkëshortin e sëmurë që i shërbente dhe nga ana tjetër kishte zotin Dine me të cilin takoheshin.
Ardit Gjebrea: Po takoheshit si shokë apo?
Liria: Po si shokë. Pa u ndarë burri nga jeta ne ishim shokë. Kishim komunikim, por jo si burrë e grua.
Ardit Gjebrea: Fëmija ka lindur pasi vdiq bashkëshorti?
Liria: Jo, ka lindur më përpara sepse sëmundja vazhdoi më shumë se 6 vite. Në kohën që unë prisja që burri im të ndahej nga jeta, nuk mund...