Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti një grua shtatzënë, e identifikuar is Majlinda Troka ka humbur jetën, ndërsa i plagosur rëndë është fëmija i saj dhe tre persona të tjerë.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se mjeti me të cilin udhëtonte Majlinda, një 'Audi' drejtohet nga shtetasi Astrit Troka vjehrri i të resë, i cili u përplas me një "Benz". Nga hetimet paraprake dyshohet që mjeti tip 'Benz' të jetë futur në parakalim.
Burimet thonë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti fatal.
Të plagosurit e tjerë raportohet të jenë transportuar në spitalin Rajonal të Fierit ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.