http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit, në Berat nisi aksioni për pastrimin e qytetit nga mbetjet urbane, për të pasur një qytet sa më të pastër.Qindra vullnetarë dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Berat, si edhe nga institucione të tjera vendore u mblodhën në afërsi të urës së varur nga ku nisi aksioni I pastrimitNë fjalën e saj prefektja e qarkut u shpreh se është detyra jonë që këtë qytet ta mbajmë të pastër.Zylyftari tha se nëpërmjet këtij aksioni duhet të sensibilizohen edhe qytetarët, ndërsa theksoi se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.Kryetari I Bashkisë Berat Ervin Demo në fjalën e tij u shpreh se aksioni për pastrimin e qytetit ka 6 muaj që ka nisur dhe se ka shumë punë për të bërë edhe për sa I përket ndërgjegjësimit të qytetarëve.Ndër të tjera Demo tha se dita ndërkombëtare e pastrimit jo vetëm që duhet të na ndërgjegjësojë, por duhet të shërbej si një ditë për të filluar pastrimin edhe në ato zona ku ende nuk është pastruar.Duke e cilësuar Beratin një qytet të lashtë nga I cili duhet të filloj aksioni I pastrimit ministri I turizmit Blendi Klosi u shpreh se shumë shpejt do të nis edhe fushata në të gjithë Shqipërinë për të pastruar vendin nga mbetjet urbane.Ministri Klosi gjatë fjalës së tij dha lajmin se në 1 qershor të vitit 2020 do të hiqen nga qarkullimi përdorimi I qeseve plasike, pasi sic e cilësoi ai ato mbeten një nga ndotësit kryesor të mjedisit.Në këtë aksion pastrimi, ministri Klosi kryetari I bashkisë prefektja e qarkut si edhe punonjës të pastrimit me qese të zeza plastike nisën të pastronin mbetjet urbane përgjatë rrjedhës së lumit Osum.