296 të mitur të dënuar në 2018

RTV KLAN 2019-09-20

Views 12

Specialistët: Dënimi nuk i rehabiliton
Ndonëse nga viti 2012, kur Shqipëria kryesonte me numrin më të lartë të të miturve të përfshirë në krime, fenomeni ka ardhur në ulje, sërish mbetet shqetësues.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, sipas ekspertëve të UNICEF në vitin 2018, rezultojnë të dënuar 296 të mitur, kundrejt 283 që ishte një vit më parë.

Ermira Shkurti, specialiste e drejtësisë për të mitur e UNICEF, thotë: ?Ndër vite përfshirja e të miturve në krim ka pësuar ulje, megjithatë vazhdon të mbetet problematikë sepse ne nuk duam asnjë fëmijë të na rrëmbehet nga krimi. Sidomos në kushtet kur Shqipëria po plaket, ku numri i lindjeve po ulet, numri i fëmijëve po ulet. Ne nuk mundet që si shoqëri të kemi luksin të humbasim një fëmijë në rrugën e krimit. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2018, 553 të mitur nga mosha 14-18 vjec janë përfshirë në vepra të ndryshme në konflikt me ligjin?.

Po cilat janë veprat penale ku përfshihen më shumë të miturit?

?Disa nga veprat janë dhënia e makinës pa leje drejtimi, ose shkelje të rregullave të qarkullimit. Disa kanë të bëjnë me vjedhjet, por është vënë re vitet e fundit përfshirja e të miturve në tregtimin e lëndëve narkotike, shpërndrës të sasive të vogla të lëndëve narkotike, ushtrim prostitucioni. Këto lloj veprash prekin ata fëmijë që vijnë nga shtresat më të disavantazhuara. Pjesë e kriminalitetit të të miturve lidhet pak edhe me sterotipet gjinore, që në pjesën më të madhe janë djemtë ata që përfshihen në kriminalitet?, shton Shkurti.

Për sociologët dënimi i të miturit është rruga e gabuar për rehabilitimine tij.

Sociologu Gëzim Tushi shpjegon: ?Specialistët liberalë janë të mendimit që e gjithë fasha e moshës fëminore deri në 18 vjeç duhet t[i shmanget dënimit penal sepse dihet sado të mira të jenë institucionet e riedukimit, ato kanë efekte degraduese ndaj fëmijëve dhe në përgjithësi fëmijët që kalojnë në burgje, por nga ana tjetër është problematikë e madhe që një pjesë prej tyre bëjnë akte të rënda kriminale dhe doemos duhet dënimi. Unë asnjëherë nuk kam pasur besim që dënimi është rruga kryesore për rehabilitimin që të mos çojmë dënimin, duhet ta kthejmë optikën nga ndërtimi I një strategjie të madhe kombëtare për t?u marrë me fëmijët?.

Sipas të dhënave nga drejtoria e burgjeve, mesatarisht një i mitur qëndron 114 ditë në paraburgim gjatë një viti.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form