#rtvora
Kastriot Myftaraj: Prej disa ditëve është bërë i njohur publikisht, zyrtarisht një raport sekret i SHISH i cili thotë se në 8 qershor të këtij viti me rastin e protestës së opozitës një grup komando i ardhur nga Kosova ose troje të tjera shqiptare si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, do të përfitonte nga protesta për të djegur ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë. Raporti ka shumë pak rreshta, megjithëse nuk është bërë i njohur si tekst integral. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së tij ka dalë dhe ka dalë qëllimisht.
Raporti është shkruar në mënyrë të tillë për ti bërë njerëzit më shumë të nënkuptojnë sesa të kuptojnë. Deri tani raportit nuk i është bërë një analizë profesionale. Në raport nuk thuhet asgjë se kur i ka marrë të dhënat e para SHISH, del që ka bashkëpunuar me shërbimet partnere, por nuk del që ka bashkëpunuar me agjencinë e antiterrorit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo është hije e madhe dyshimi për raportin se qëllimi i atyre që e kanë bërë janë në Tiranë. Autori i raportit është Mero Baze.
Qëllimi i raportit është që të krijojë përshtypjen se opozita kishte krijuar këtë grup komando të armatosur.3 muaj e gjysmë pas ngjarjes nuk ka filluar të merret prokuroria me raportin. Nuk jepen të dhëna për identitetin e grupit, nuk thuhet a ishin të armatosur dhe si do të çanin rrethimin policor të Kuvendit. Selia e Kuvendit është objekt i rëndësisë të veçantë me mbrojtje të posaçme, aq më tepër në ditë protestash, ky sulm mund të bëhej vetëm me armë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-analize-e-raportit-te-shish-djegien-e-selise-se-kuvendit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz